Dy persona janë mbytur në rrethana të mistershme në lumin Buna në Shkodër.
Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e djeshme në fshatin Dragjat të Dajçit.
Dyshohet se duke u larë janë mbytur Dhurim Arra 39 vjeç dhe Frenki Pëllumbaj 14 vjeç.
Trupat e dy të mbyturve janë gjetur mëngjesin e sotëm.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë.