Qeveria obligon IKSHPK që të hartoj udhëzuesin për mënyrën e organizimit të mësimit
Këto banka janë të zbrazura pothuajse qe 6 muaj.
E në gjendje të tillë mund të jenë edhe në shtator.
Kjo pasi që pandemia COVID-19 është përhapur me të madhe në Kosovë.
Madje qeveria ka kërkuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, që të hartoj një udhëzues për mënyrën e organizimit të mësimit për vitin e ri.
Një vendim të tillë ekzekutivi e ka marr një ditë më parë.
“Obligohet Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, deri më 15 gusht 2020, të hartojnë Udhëzuesin për mënyrën e organizimit të mësimit në vitin e ri shkollor-akademik 2020-2021”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë
E në rast që vendoset që të filloj mësimi i vitit të ri akademik në shkolla, atëherë këto të fundit do të jenë të përgatitura.
Këtë e thotë edhe zv.drejtori i gjimnazit, Daut Selimi.
“Po ne jemi të përgaditur për fillimin e vitit të ri akademik, i cili duhet të filloj me 1 shtator , ne duhemi t’iu përmbahemi të gjitha masave të qeverisë dhe të IKSHPK-së”, Daut Selimi, zv.drejtor në “Sami Frashëri”.
Selimi e sheh të vështirë mungesën e nxënësve, por që thotë se duhet t’iu përmbahen rregullave.
“Po sigurisht që ka qenë e vështirë për të gjithë, sidomos për stafin e shkollës, por që duhet t’iu përmbahemi udhëzimeve të ministrisë si dhe të IKSHPK-së.”
Ndërkohë sipas njohësve të arsimit rifillimi i mësimit në objekte shkollore do të jetë shumë e vështirë.
“Po duke parë zhvillimet e fundit me pandeminë, rifillimi do të jetë shumë i vështirë..”, thotë Jusuf Thaçi, njohës i Arsimit
Thaci tutje thotë që deri në gjysmën e muajit gusht, do të duhej të ketë një rekomandim nga ana e IKSHPK-së, nëse do të jetë e mundur të zhvillohet mësimi në objekte shkollore apo jo.