Kujtim Shala bashkë në një konferencë për Arben Gashin, kanë mohuar se janë përfshirë në një incident me deputetin e VV-së, Gazmend Gjyshincën.
Shala ka thënë se përveç që se ka sulmuar atë verbalisht, nuk ka përdorur as gjuhë që të ashpër.
Deputeti i LDK’së thotë se një rast i tillë nuk ekziston dhe se pamjet e Kuvendit të Kosovës do ta vërtetojnë një gjë të tillë.
“Askush askënd as verbalisht e as fizikisht. Unë në sallë s’jam kundërpërgjigjur. Por s’kam thënë asgjë që mund të konsiderohet e asaj natyre tillë as në korridor. I gjithë rasti nuk ekziston dhe kjo do të dëshmohet, meqë po duhet. Pra ambientet e Kuvendit që të gjitha monitorohen 24 orë dhe do të dëshmohet e gjithë ajo që ka ngjarë. Që s’ka të bëjë fare me ato që pretendon Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Shala.
Ai në fund ka thëën se lidhur me rastin kanë deponuar edhe dëshminë e tyrë në polici.
“Ne kemi deponuar deklaratat edhe në polici dhe kemi mbylluar këtë çështje”, ka përfunduar Shala.