Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet për dhunimin e një të miture në Gjakovë, raporton Express.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.
“Gjakovë 22.07.2020-15:40. Lidhur me rastin me datën 23.07.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se e kishte dhunuar viktimën e miturën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.