8 persona të vdekur dhe 181 raste të reja me coronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit.
IKSHP njofton se janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.804, shkruan Telegramisot
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna komuna Pejë 13 raste, Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Deçan 3 raste kurse nga 2 raste komunat: Ferizaj, Malishevë Obiliq, Prizren, Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Istog, Kaçanik dhe Kamenicë.