Edhe një grua e moshës 66 vjeçare nga Peja ka vdekur nga COVID-19.
Pacientja 66 vjeçare që ishte e shtrirë në Spitali në Pejës kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është konfirmuar nga vet spitali, që konfirmoi se janë edhe 48 pacientë të tjerë me COVID-19 që po trajtohen.
Nga pacientët e shtrirë 25 janë në oksigjeno terapi, ndërsa 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Po ashtu, 16 të tjerë janë në pritje të rezultateve të testimit si të dyshuar me COVID-19.