Kryeministri britanik e servison dhe e lanë veturën te kosovarët në Londër, gazetari tregon kush janë Halili e Ilmiu
Gazetari Daut Dauti që jeton dhe vepron në Britaninë e Madhe ka treguar për përvojën e tij me rregullimin e automjeteve në shtetin ku jeton.
Dauti ka postuar një fotografi të dy shqiptarëve Halili dhe Ilmiu të cilët janë automakanikë në Angli, e që për koincidencë aty veturën e ka rregulluar edhe Boris Johnson para se të bëhet kryeministër.
“Une dhe Boris Johnson kerret per servis i qojme te Halili dhe Ilmia. T’i nderrojne gomat, vajin, filterat dhe ta lajne kerrin aq mire sa qe kur t’shkojsh me marre te duket qe ke ble kerr te ri. Nejse, Borisi, prej qe eshte bere kryeminister, nuk po vjen me se tash nuk ka kerr”, ka shkruar ai.