Task Forca Antikorrupsion e Policisë së Kosovës ka nisur hetimet në lidhje me një tender në Komunën e Prishtinës.
Burimet e IndeksOnline të afërta me hetimet kanë thënë se pjesëtarët e kësaj Taskë Force shumë shpejt do të trokasin në dyert Prokurimit të Komunës së Prishtinës për të mbledhur dëshmitë mbi dyshimet e ngritura.
Rasti është duke u hetuar që një kohë dhe ka të bëjë për një keqpërdorim me ndriçim, vlera e të cilit është rreth 800 mijë euro.
Personat e dyshuar për këtë tender janë të identifikuar dhe shumë shpejt do të intervistohen nga zyrtarët e kësaj Task Force