Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ia ka qëlluar rezultatit të sotëm të lojës së Kosovës kundër Çekisë që përfundoi me rezultat 2 me 1.
Ai para ndeshjes kishte dhënë një prognozë, duke thënë se kombëtarja jonë do t’i jap dy gola, ndërsa Cekia një.
Dhe pas lojës ku u konfirmua ky rezultat, Veseli ka thënë se “mos thoni më që s’marr vesh nga futbolli, fituam dhe atë me rezultatin që ju thashë”.
Reagimi i tij i plotë në facebook:
Mos thoni më që s’marr vesh nga futbolli. Fituam dhe atë me rezultatin që ju thashë.
Me këta djem në fushë, që nuk harruan kurrë prej nga vijnë dhe u kthyen për t’u bërë heronjtë tanë, gjithçka bëhet më e lehtë. Po, po, më i lehtë tani është edhe kualifikimi për Kampionatin Evropian.
Qysh po ia bëjmë për fanellat e Kombëtares? Tash më duhet të shoh kush prej jush e keni qëlluar rezultatin, ashtu si unë.