Viktima ishte J.H nga Komuna e Kamenicës dhe ishte duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në Facebook.
“Sapo u njoftuam nga IKShP se qytetari J.H i prekur nga #COVID19, ka ndërruar jetë në Spitalin Regjional të Gjilanit. Ky është rasti i dytë në komunën tonë i humbjes së jetës si pasojë e virusit SARS-CoV-2. Këto dy raste duhet të na vetëdijësojnë që kujdesin ndaj parandalimit të pandemisë ta vazhdojmë edhe më tutje”, ka shkruar Kastrati.
Në Kamenicë po shënohet viktima e dytë si pasojë e koronavirusit.