Gjykata e Apelit sot ka prishur aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku ishin të dënuar të akuzuarit e organizatës të ashtuquajtur “Syri i Popullit”.
Apeli po ashtu ka vendosur edhe për masën e paraburgimit ndaj tre të akuzuarve, Murat Jashari, Avni Llumnica e Sadri Ramabaja.
IndeksOnline ka kontaktuar me avokatin e Ramabajës, Ramiz Krasniqin i cili ka thënë se klienti i tij prej sot është i lirë.
“Jam informuar për vendimin e Apelit. Klienti im Sadri Ramabaja sot është liruar ndërsa i njëjti do të paraqitet në stacion të policisë”, ka thënë Krasniqi.
Ndërsa dy të akuzuarit tjerë, Jashari e Llumnica, sipas vendimit të Apelit do të qëndrojnë në paraburgim deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë