Kosova ka dy buxhete njëri që miratohet në Kuvend dhe tjetri që miratohet nga mërgata. Ekonomia është një sistem i rëndësishëm i funksionimit të një shoqërie, por mbi të gjitha me impak në standard dhe mirëqenie.
Problemet e shumëta ekonomike janë karakterizuar si pasojë e padijshmërisë për të hartuar një strategji konkrete të zhvilllimit. Remitencat, mjete të cilët injektohen në ekonomi nga bashkatdhetarët janë tepër të rëndësishme së pari për individët, familjet dhe për funksionimin e bizneseve dhe, pothuajse të gjithë sektorëve tjerë ekonomik.
Remitencat në Kosovë kapin një vlerë mbi 1 milardë Euro, por fatkeqësisht deri më tash këto mjete apo 85% e tyre janë destinuar në patundshmëri dhe konsum e jo në projekte zhvillimore me impakt në punësim.
Situata me pandemi realisht ka pasur impakt në rënjën e remitencave më mbi 14% dhe normalisht se masat e ndermarrura nga vendet përkatëse ku ata jetojnë duke futur Kosovën në listen e kuqe të vendeve me shkallë të lartë të rrezikshmërisë se përhapjes se COVID 19 do t’i pamundësoj ardhjen e një pjese të madhe të tyre e në masë të madhe do t’i dëmtoj bizneset dhe do të paralizoj funksionimin e ekonomisë edhe ashtu në shok sepse mosardhja e tyre do të ulë kërkesën agregate si pasojë e mungesës se parasë në qarkullim dhe do të ulë investimet me derivim të drejtperdrejt edhe në rritje të papunësisë.
Mërgata është një infuzion tepër i rëndësishëm për funksionimin e jetës socio -ekonomike.
Kosova së pari duhet të krijoj një sistem politik të qëndrueshëm në funksionim të shtetit ligjor që të bëj atraktiv mjedisin për investimi duke tërhequr së pari bashkatdhetarët dhe më pastaj edhe investitorët e huaj.
Shkruan Egzon Kastrati