Nënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se mbesin në opozitë dhe nuk kanë diskutuar në asnjë organ partiak për mundësinë hyrjes në Qeveri.
“Ne si PDK e kem qëndrimin që e kemi pasur para disa muajsh që ne mbesim në opozitë”, ka thënë Hoxhaj, në një konferencë për media.
“Deri më tani as organet e partisë e as grupi parlamentar i PDK-së nuk kanë diskutuar për përfshirje në qeveri. Pra, PDK-ja mbetet në opozitë”, ka shtuar ai.
Një ditë më parë, Avdullah Hoti, në Pressing të T7, nuk e mohoi mundësinë e përfshirjes së PDK’së në Qeveri, kur foli për mundësinë e zgjerimit të koalicionit.
Hoti ka thënë se një mundësi e tillë do të hapet kur të vijë koha për zgjedhjen e Presidentit pasi t’i konfirmohet aktakuza ose kur t’i skadon afati.
Kryeministri ka thënë se përpos zgjerimit të koalicionit ekziston edhe mundësia e shkuarjes në zgjedhje të reja nëse partitë politike nuk gjejnë konsensus.