Telegramisot ka raportuar se në fshatin Repë të Komunës së Podujevës ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku një person ka humbur jetën, dhe një tjetër është plagosur.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjente.
Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, dhe një person tjetër është i plagosur.
Lajmin për Telegraminsot e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.
Policia edhe në këto momente është duke e trajtuar rastin