Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se në këtë spital janë duke u trajtuar 77 pacientë, 60 prej tyre tashmë të konfirmuar si raste pozitive me COVID-19.
Prej tyre, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 21 janë në oksigjeno-terapi, shkruan Reporteri.
“Nga pacientët e shtrirë 21 janë në oksigjenoterapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Nga personeli i spitalit me COVID-19 janë prekur 5 mjekë, 4 infermierë dhe 1 bioinxhiner.
Ndërkaq njoftohet se 17 pacientë janë në pritje të rezultateve.