Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur në Tiranë, pas katër ditë intervistimi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, raporton Gazeta Express.
Lajmin e ka konfirmuar ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.
Hasani ka thënë për Klanin se tashmë bashkë me Thaçin janë nisur për në Kosovë.
Ndryshe, arritja e presidentit në Kosovë pritet rreth orës 19:30. Për ta pritur në kufi kanë dalur disa persona./