Arbenita Ismajli ka ndarë me ndjekësit një video, ku shfaqet duke prerë flokët.
Ajo duket se këtë gjë po e bënte pa e njoftuar të dashurin, reperin Fero, ngase thotë “Burri im do të më vrasë”.
Arbenita dhe Fero përkundër thashethemeve që qarkullojnë në lidhje me raportin mes tyre, vazhdojnë të qëndrojnë të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Modelja së fundi erdhi në Prishtinë, për të vizituar Feron, ngase pandemia i ndau për një kohë.