Xhensila Myrtezaj njihet për zërin e ëmbël dhe unik, por edhe si një femër seksi.
Madje pas lindjes së vajzës Ajka, këngëtarja ka rikthyer linjat menjëherë duke u bërë edhe më joshëse se më parë.
Këto forma të trupit ajo i ka treguar më së miri në projektin e fundit që solli dje (e premte) në bashkëpunim me këngëtari nga Kosova, Ardian Bujupi.
Artistët sollën këngën “Panorama” që tashmë ka kaluar shifrën e 1 milion klikimeve në kanalin Youtube.
Përveç këngës që ka ritëm dhe i shkon për shtati stinës së nxehtë të verës , ajo që ishte dhe më e nxehtë ishte Xhensila.
Në skenat e klipit Xhensila vjen seksi në bodysuit, madje vë një tjetër skenë ajo shfaqet vetëm në robdishan. Ishin linjat e përkryera të artistët që ranë në sy, të pasmet e formësuar dhe barku i sheshtë.
Disa fotografi nga prapaskenat e videoklipit solli së fundi vet ajo në llogarinë e Instagramit e që dukej më në formë se kurrë më parë.
Ndryshe, kujtojmë që ky është bashkëpunimi i dytë i Xhensilës dhe Ardianit.