Policia e Kosovës ka raportuar se një person është gjetur i vdekur në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.
Në rrugën “Afrim Zhitia”, Policia ka deklaruar se është gjetur një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur një revole, një gëzhojë dhe një fishekë i pa shkrepur.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjete pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, aty kanë gjetur një revole, një gëzhojë dhe një fishekë i pa shkrepur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.