Në orët e para të së martës është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Gjilan.
Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe në qytetin e Gjilanit, përkatësisht në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, të martën pas mesnatës është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij një person.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se personi që është gjetur i vdekur është 43 vjeçar dhe ka vdekur nga shkaqe natyrale.
Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi i mjekësisë ligjore.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Hashani.