Madonna edhe pse 62 vjeçare, nuk njeh fare limite.
Madonna vazhdon të gjejë mënyrën se si të marrë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet publike, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja, së fundi ka ndarë një fotografi me miliona ndjekësit e saj në Instagram, ku shfaqet provokuese nga një kënd i shtëpisë.
Ajo në pjesën e poshtme kishte veshur të brendshme të zeza, ndërsa sipër u zhvesh tërësisht, për ta mbuluar gjoksin me anë të duarve.
Mbretëresha e muzikës pop, edhe kësaj radhe dëshmoi se vitet për të janë vetëm numër, andaj nuk i kursen paraqitjet e ‘nxehta’.