Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti me drejtuesit e institucioneve shëndetësore, trnasmeton Gazeta Metro.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte paralajmëruar takim me drejtuesit e institucioneve të shëndetësisë, pas shtimit të rasteve me koronavirus.
Këtë takim zyra e kryeministrit e kishte paralajmëruar mbrëmë pas shtimit të rasteve dhe të vdekjeve.
Në këtë takim po marrin pjesë drejtori i IKShPK’së Naser Ramadani, Basri Sejdiu drejtori i ShSKUK’së, mikrobiologu Lul Raka dhe përfaqësues të tjerë.
Duhet theksuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shtuar 178 raste të reja me koronavirus, si dhe kanë vdekur 12 persona.
Gjithashtu gjatë orëve të hershme të mëngjesit, forca policore kanë rrethuar Kliniken Infektive. Ku dyshohet se 4 pacient kanë vdekur për mungesë të oksigjenit,
Katër pacient, dyshohet se kanë vdekur në mungesë të oksigjenit. Ndërkohë, ekipet e Mjekësisë Ligjore janë parë pranë Klinikës Infektive duke bartur katër kufoma në raste të ndara.
Gjithashtu velën të theksohet se Arban Abrashi nga LDK ka kërkuar rikthimin e masave, pas ngjarjeve të fundit në Klinikën Infektive.
“Ajo çka mund të them është vetëm mendimet e mia personale që masat duhet të merren sa më shpejt sa më urgjent, do të thotë gjendja po eskalon. Kjo ka të bëjë pikë së pari me lehtësimin e masave, do të thotë qeveria Kurti para dorëzimit të detyrës ka dorëzuar dhe ka liruar të gjitha masat, ka kaluar pak a shumë prej fazës së parë në fazën e tretë dhe kjo ka shkaktuar edhe këto çka po i shohim”, tha ai.
Ndërsa pritet të shihet se çfarë vendimesh do të merren nga ky takim