Njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, ka folur në lidhje me dorëheqjen e presidentit Thaçi pas aktakuzave të Gjykatës Speciale.
Maliqi thekson se dorëheqja e Presidentit duhet të diskutohet në dy aspekte, në atë obligimit moral dhe atë të interesit shtetëror.Ai tutje potencon se nuk ka një instrument detyrues ligjor që mund ta obligojë atë të japë dorëheqjen.
“Presidenti është deklaruar se nuk do të jap dorëheqje dhe nuk ka instrument detyrues ligjor që e obligon për këtë. Kuptohet, dorëheqja edhe më tej mund të diskutohet nga aspekti i obligimit moral, ose edhe i interesit shtetëror, nëse vendimi i Presidentit në rast se ai do të ndikojë në proceset politike dhe nëse do të dëmtohet funksionaliteti i Presidencës si institucion i rëndësishëm shtetëror.
Kjo arsye e dytë është shumë e rëndësishme në rast se mbetja në postin e Presidentit do të bëhej shkak për bllokada politike. Me fjalë të tjera, duhet dalluar të drejtën e Presidentit si individë që të mos trajtohet sii akuzuar për krime të luftës përderisa propozimi i aktakuzës nuk është konfirmuar na vetë Gjykata speciale. Bile edhe e drejta morale në këtë rast është në anën e Presidentit, sepse atij, si asnjë të dyshuar tjetër për krime lufte, i është bërë baltosja dhe linçimi publik, pa e kaluar atë intancën e domosdoshme të verifikimit të akuzës së prokurorisë, se aka ajo mbështetje dhe dëshmi të mjaftueshme për fillimin e procesit.
Në vetë Gjykatën speciale Presidenti është në fazën kur trajtohet sii dyshuar, jo sii akuzuar për krime lufte.”Tutje Maliqi flet edhe për procesin e dialogut me Serbinë.Ai thotë se se ky proces nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me aktakuzën ndaj Thaçit dhe si i tillë duhet të vazhdojë.
Maliqi thekson se nëse raportet ndërinstitucionale në Kosovë do të funksiononin mirë, atëherë në vend të presidentit Thaçi do të mund të shkonte kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.
“Dialogu është një proces që nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë me paralajmërimin e akuzës kundër Presidentit, edhe pse fillimisht e ka penguar samitin e liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Nëse, siç spekulohet, informata për akuzën është publikuar me qëllimin që të pengohet samiti i Uashingtonit, atëherë kjo është një arsye më tepër që bisedimet të fillojnë.
Emisari i Presidsentit Trump tashmë e ka konfirmuar se takimi do të mbahet së shpejti dhe ekziston edhe gatishmëria e palëve që të takohen. Te përfaqësimi i Kosovës për momentin ekziston jë konfuzion i përfaqësimit, si do të duhej të zëvendësohej në samit mungesa e Presidentit Thaçi. Mendoj se subjektet politike kosovare dhe instiutucionet përgjegjëse po bëjnë konsulta intensive për të gjetur një alternativë, edhe pse gjasat që kjo të bëhet shpejtë nuk janë të mëdha.”
“Për momentin Kosova e ka një Qeveri të brishtë dhe Kryeministri Hoti nuk është ndier komod që vetë ta vazhdojë përfaqësimin për samitin e 27 qershorit, dhe ende mund ta sheh këtë si problem. Nëse raportet ndërmjet institucioneve dhe lidërve kryesor të Kosovës do të ishin të mirë, e ato nuk janë, në vend të Presidentit do të mund të shkonte në samitin tjetër në Uashington Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, por ajo nuk do të siguronte kriterin e përfaqësimit të gjëre, sepse është në konflikti jo vetëm me partinë e vetë por edhe më spektrin e partive që janë në pushtet dhe janë pro vazhdimit të dialogut… Ndoshta është alternative që Kuvendi të delegoj një personalitet kredibil që e ka mbështetjen e shumicës së subjekteve politike në Kuvend”, ka thënë ai për gazeta Blic.
Takimi i 27 Qershorit në Uashington, nuk u realizua për shkak të publikimit të aktakuzave të Speciales kundrejt Presidentit Thaçi.Ky takim pritet të mbahet në një datë tjetër ka konfirmuar i dërguari i posaçëm i Trump për dialogun Koosvë-Serbi, Richard Grenell.Kryeministri Hoti ka konfirmuar se do të marrë pjesë në atë takim sapo të ketë ftesë, shkruan Gazeta Blic.