Më 2 korrik të vitit 1990, me deklaratën kushtetuese te shkallët e Kuvendit, u bë shpallja e republikës së parë të Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për nder të kësaj dite, u bënë bashkë në një aktivitet, shkruan Reporteri.
Ata kanë mbajtur takim me delegatët e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut.
Në një video të shkëputur nga ky tubim shihet momenti kur Vjosa Osmani e quan Albin Kurtin kryeministër.