Dy subjekte politike kanë dorëzuar aplikimin për t’u certifikuar dhe listën e kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar, Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror Zgjedhor.
“Bëhet fjalë për Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK) e cila ka dorëzuar listën me 27 kandidatë dhe Jedinstvena Goranska Partia (JGP) ka dorëzuar listën me emrat e 13 kandidatëve për deputetë”, ka thënë Elezi.
Ndryshe, sot është afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve të tyre për deputetë të Kuvendit të Kosovës