Në repartin e Kardiokirurgjisë në QKUK, dyshohet për përleshje fizike ndërmjet kardiokirurgëve
Telegramisot, ka mësuar nga burime brenda klinikës për një incident ndërmjet dy mjekëve. Sipas burimit, mjekët dyshohet se janë përleshur ndërmjet vete edhe fizikisht.
Në këtë incident janë përfshirë Dr. Rifat Brahimaj dhe Dr. Sabjan Memishaj. I pari e ka mohuar se janë rrahur, ndërsa i dyti nuk ka pranuar të flas.
“Nuk është e vërtetë që ka ndodhur përleshje. Kemi diskutuar me ngritje toni, gjë që është normale të ndodhë, por nuk ka pas ndonjë incident”, ka deklaruar Brahimaj.
Ndërkaq doktori, Memishaj nuk ka pranuar të flas duke e mbyllur telefonin sapo e ka kuptuar se për çfarë e ka telefonuar.
Në Kardiokirurgji edhe më herët pati ndodhur një përleshje fizike ndërmjet shefit Adem Grbolar dhe specializantit Endrit Shala.