Sot 21 vjet më pas në Kotlinë të Kaçanikut është kujtuar njëra nga masakrat më të rënda të luftës së fundit të kryera nga forcat serbe ndaj kosovarëve.
Familjarët që humbën të dashurit e tyre, ende i kanë të kthjellëta para syve momentet tmerruese të asaj kohe.
E këtë masakër e kujton nëna Hanife Loku, djalin e së cilës e vranë atë ditë.
“Në bunar kishte krahë të këputur, këmbë të këputura.
Në këtë masakër kishte edhe persona që shpëtuan nga ajo, megjithatë banorët tregojnë se si u vranë 22 veta përnjëherë.
Në këtë fshat të Kaçanikut u shënuan 30 dëshmorë, 16 prej të cilëve ishin viktima civile.