Derisa po zhvillohet konferenca për media e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku po deklarohet rreth vizitës së tij dyditore në Kosovë, kreu i ekzekutivit shqiptar është pyetur në lidhje me veshjen e antiplumbit, për çka dyshohej se po e mbante dje, transmeton Gazeta Metro.
I pyetur nga gazetarët se a ka pasur të veshur antiplumb, Rama ironizoi me këtë pyetje, duke thënë se për sot mund të sigurojë, ndërsa për ditën e djeshme jo.
“Sot mund t’ju siguroj, por jo dhe për dje. S’e kam problem t’ua tregoj trupin”, tha kryeministri shqiptar, duke “akuzuar” Sali Berishën për dezinformata të tilla.
Ai po ashtu tha se s’ka pse ta udhëzojë presidentin Thaçi, por që duhet respekt ndaj njëri – tjetrin dhe se e rëndësishme është njohja e Kosovës si shtet Sovran nga Serbia.
“Unë të udhëzoj gjarpërin? Nuk udhëzoj askënd, mendoj që ne të gjithë duhet të bashkohemi me një qëllim. Secili ka këndvështrimin e vet për arritjen e qëllimit, por jemi respektues ndaj njëri –tjetrit”, ka thënë tutje ai