Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë, gjithsej 49 viktima
Është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi në Kosovë, duke çuar numrin total në 49, shkruan Telegramisot
Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes postimit të tyre në Facebook.
“Numri total i rasteve pozitive 2677 raste nga 23.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.