Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj i ka shprehur ngushëllime familjes, për vdekjen tragjike të nxënëses Lirigzona Dugolli nga Nekoci i Drenasit.
“Me dhembje morëm lajmin se ka ndërruar jetë Lirigzona Pajazit Dugolli, nxënëse e Shfmu “Bajram Curri” në Nekoc të Drenasit.
Ngushëllime të sinqerta familjes, shoqeve e shokëve të klasës, shkollës dhe mësimdhënësve”, thuhet në telegram ngushëllimin.
Ndryshe, 13 vjeçarja ka vdekur pasditen e djeshme në pishinën e fshatit Baice të Lipjanit.