Anëtari i LDK’së dhe shefi i stafit të Agim Veliut, Bajram Gecaj, e ka quajtur “poçavër grindavece” Haki Abazin, pasi ky i fundit ka thënë se Isa Mustafa duhet të merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e vrasjes së Ahmet Krasniqit dhe për fondin e tre përqindëshit.
“Haki Abazi, kjo poçavër grindavece, është largë zotërimit të mjeshtërisë së “spin doctoring” (doktor dredhishë/tjerrjesh), pasi që kjo “mjeshtëri” kërkon pasjen e trurit, e të cilin Abazi ashiqare e ka me mungesë të konsiderueshme!”, ka thënë Gecaj.
Sipas zyrtarit të LDK’së, Abazi është meritor edhe për situatën politike në të cilën gjendet Albin Kurti.
“Ai është padiskutim ndër më meritorët për tatëpjetën e LIDERIT SUPREM, Albin Kurti!”, ka shkruar Gecaj, raporton Telegramisot
Lidhur me deklaratën e Abazit, për Express ka folur edhe vetë kreu i LDK’së, i cili i ka sygjeruar anëtarit të VV’së një kontrollë mjekësore.