• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Qytetarët në mbrojtje të Thaçit dhe Veselit

27/06/2020 - 16:18:14
Qytetarët në mbrojtje të Thaçit dhe Veselit

Qytetarët po vlerësojnë se propozim aktakuza nga Prokurori i Specializuar ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, e cila u publikua ditë më parë, nuk është asgjë tjetër përveç një tentim i radhës për njollosje të luftës së UÇK’së.

Ata madje thonë, se ky akt i Gjykatës Speciale i cili erdhi tri ditë para takimit në Uashington është një hendikep për shtetin tonë.

Lexo më shumë

Policia has në personin që kërkohej në Pejë, i dyshuari ua drejton armën dhe ikë sërish

Plagoset një grua në Drenas

May 11, 2025
0
Rama: Se çka mendoi unë për Kosovën e kam thënë midis Beogradit

Rama: Sot shqiptarët e kanë në dorë të ardhmen e tyre

May 11, 2025
0

Qytetari, Gëzim Berisha, thotë për KosovaPress se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e dinë që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe se këto akuza janë të pabaza, derisa theksoi se Kosova duhet t’i mbrojë luftëtarët e sajë.

“Këto akuza janë të pa drejta për Shtetin e Kosovës dhe në këtë rast ne si Shtet duhet të punojmë që jo vetëm për Presidentin dhe kryetarin e PDK-së, por për çdo luftëtar të UÇK-së duhet të tregohet që këto akuza janë të pa baza, sepse UÇK-ja ka luftuar për me çlirua vendin nga okupatori. Në rast se quhet Presidenti dhe këta që janë kriminel atëherë neve na ka ndihmuar edhe aleanca veri atlantike me SHBA-të dhe ata e dinë fort mirë që kemi luftuar drejtë. Besojë që kanë me dalë faqe bardhë në këto akuza që ju kanë ngritur padrejtësisht”, thotë ai.

Qytetari tjetër, Mustaf Dodaj, konsideron se kërkesa për aktakuzë ndaj Thaçit dhe Veselit, është plotësisht e pabazë.

Ai madje thotë, se pjesëtarët e UÇK-së nuk kanë bërë krime, por kanë treguar pjekuri dhe aftësi në çlirimin e vendit.

“Kjo është një hendikep për Kosovën, është një tentim njollosje për UÇK-në me këto akuza, gjë që UÇK ka bërë luftë të drejtë dhe Çlirimtare, prandaj edhe këto akuza nuk i shoh të arsyeshme dhe në kohën më të pa favorshme që ka bërë gjykata speciale një akt të tillë, për ne është një hendikep i madh…Shpresojmë që do të dalim faqe bardhë sepse populli dhe luftëtarët kanë treguar një pjekur dhe aftësi me çliru këtë vend dhe në momentin që është bë kjo akuzë është shumë e pa arsyeshme ”, thotë ai.

Të njëjtin mendim ndan edhe qytetari Valon Selimi, sipas të cilit luftëtarët e UÇK-së, janë më meritorët për lirinë e Kosovës.

“Luftës i besojmë të gjithë, janë njerëz që kanë luftuar i kanë meritat e veta, ishalla bëhet mirë për këtë popull. Respekt për UÇK-në dhe lavdi për ata të vdekurit”, thotë ai.

Ndërsa, Gani Dushi, thotë se Evropa gjithmonë ka pasur tendencë për ta ulur popullin shqiptar, derisa shtoi se UÇK-ja, nuk është për t’u fajësuar.

“Amerika është aleat i joni, por Evropa që e ka bërë këtë, le t’i vjen turp, se gjithmonë ia ka bërë kështu popullit Shqiptar, prap na e bëri…UCK-ja nuk është ajo që me i fajësu, dhe në këtë moment pikërisht kur është çështja e Kosovës me shku në Amerikë, me u pru vendimi”, deklaroi ai.

Dy drejtuesve të UÇK-së, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli të mërkurën iu bë publike propozim aktakuza për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Share15TweetSendShareSend

Related Posts

Policia has në personin që kërkohej në Pejë, i dyshuari ua drejton armën dhe ikë sërish
Lajme

Plagoset një grua në Drenas

May 11, 2025
0
Rama: Se çka mendoi unë për Kosovën e kam thënë midis Beogradit
Lajme

Rama: Sot shqiptarët e kanë në dorë të ardhmen e tyre

May 11, 2025
0
Me makinën e ngarkuar me kanabis, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë
Lajme

Gjenden katër motoristët e humbur në Shtërpcë

May 11, 2025
0
Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?
Bota

Putin fton Ukrainën për ‘bisedime të drejtpërdrejta’

May 11, 2025
0
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Vdes një grua në Pejë, vdeka e dyshimt

May 11, 2025
0
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Vëllai thot se e plagosi motrën me armë zjarri aksidentalisht

May 11, 2025
3
Next Post
Mustafa: Unë mund ta udhëzoj Osmanin, Kryesia s’ka kompetencë

Mustafa: Unë mund ta udhëzoj Osmanin, Kryesia s’ka kompetencë

Më të fundit

  • Plagoset një grua në Drenas
  • Rama: Sot shqiptarët e kanë në dorë të ardhmen e tyre
  • Gjenden katër motoristët e humbur në Shtërpcë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi