Janë arrestur katër persona në fshatin Bujan të Komunës së Lipjanit, të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, ndërsa njëri ka shtënë edhe me pushkë gjuetie, shkruan Gazeta Metro.
Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që ishin rrahur në mes vete, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të dyshuarve tjerë por nuk i ka goditur. Nga të dyshuarit është konfiskuar një pushkë gjuetie, dy fishekë, një gëzhojë dhe një revole”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt.