Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbërriti me avion charter në Tiranë.
Ai është kthyer nga Viena ku ateroi nga Amerika, pasi ndaj tij u ngrit aktakuzë nga Gjykata Speciale
Presidenti Hashim Thaçi, tre ditë më parë, ishte nisur drejt Shteteve te Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në takimin që ishte planifikuar atje së bashku me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe që ndërmjetësohej nga emisari Richard Grenell.
Por, ndërsa ndodhej në avion, ndaj tij është ngritur aktakuza nga Zyra e Prokurorit Special. Kjo e detyroi Presidentin që të ndërpriste udhëtimin dhe të vendoste kthimin në Kosovë, por vetëm pas tre ditësh ai mbërriti në Tiranë për të udhëtuar më pas drejt Kosovës.
Pak më herët mbërritjes në Tiranë ai pati një reagim të shkurtër kur tha se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet.