Mbrëmë një ngasës i veturës në Kaçanik ka goditur një person me të meta mentale, me ç’rast kishte marrë lëndime trupore.
SSipas policisë, i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa njësitët policore po e hetojnë rastin, shkruan IndeksOnline.
“Kaçanik 25.06.2020-21:40. Raportohet se ka ndodhë aksident trafiku me lëndime trupore ku një ngasës i panjohur me veturë dyshohet se kishte goditë këmbësorin – viktimën mashkull kosovar me të meta mentali i cili është dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente në Ferizaj.
I dyshuari pasi e kishte goditë viktimën ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim.