Policia e Kosvës ka arrestuar një person i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka plagosur me armë zjarri një person tjetër, gjatë ditës së djeshme në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë.
I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Ballkani.info.
Në vendin ku ka ndodhur plagosja, Policia ka gjetur tri gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur një armë zjarri, një gëzhojë dhë një mulli për bluarjen e substancave narkotike.
I dyshuari, pas intervestimit me vendim të prokurorit të rastit, është dërguar në mbajtje./Ballkani.info/
Komunikata e Policisë:
Rr. “28 Nëntori”, Prishtinë 04.09.2019 – 01:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me armë zjarri ka plagosur viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij është gjetur një armë zjarri AK-47 me dhjetë fishekë, një gëzhojë dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.