Kryeministri Edi Rama tha se me të gjitha këto akuza që i ajnë bërë komandantëve të UÇK’së, po tentohet të vihet barazi mes viktimës dhe xhelalit, shkruan Gazeta Metro.
Rama duke e cilësuar të papranueshme aktakuzën, ai e cilëson atë si një fletërrufe e revolucionit kinez që hedh baltë mbi Kosovën e shqiptarinë.
“Besoj që e kam mirëkuptimin tuaj për të komunikuar përmes kësaj foltoreje me të gjithë shqiptarët lidhur me befasinë e djeshme kur pothuajse të gjithë jemi prekur me të dëgjuar se zyra e prokurorit të Kosovës njoftoi se i ka dorëzuar për shqyrtim tribunalit special aktakuzën për Thacin dhe Veselin , që të dy nismëtarë ndaj revoltës ndaj Milloshevicit dhe UÇK, u dyshuakan për një varg krimesh që sfidojnë imagjinatën”, tha ai.
Kreu i qeverisë shqiptare e konsideron aktakuzën baltë që hidhet jo vetëm mbi Kosovën, por mbi tërë Shqiptarinë.
“Një tekst i shkruar që edhe sikur të jetë juridik për ne që e kemi jetuar në rininë tonë atë kohë i ngjan një fletë rrufeje të revolucionit kinez, ku prezumon vetë prezumimin e pafajësisë. Kjo e kthen atë tekst në një rrufe që godet shumë më përtej dy emrave të përveçëm duke shpërndarë nëpër krejt botën, sot e zvogëluar, prej shpejtësisë së vrapimit të lajmit, që nuk është thjeshtë një baltë mbi Thaçin apo Veselin, por mbi vetë Kosovën dhe krejt shqiptarinë”, tha Rama në Kuvend.
Rama tha se udhëheqësit e UÇK’së e kanë shkruar vetë historinë dhe janë vendosur në anën e drejtë të saj.
Përballë historisë asnjë Thaçit, Veselit, Haradinajt e të tjerëve në 21 vjet nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike sepse përtej kësaj tërkuze gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare ata janë vendosur në anën e drejtë të historisë dhe e kanë bërë historinë vetë”, tha Rama.