LIderi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me aktakuzën që e ka ngritur Gjykata Speciale ndaj presidentit, Hashim Thaçit dhe liderit të PDK-së, Kadri Veselit.
Kurti tha se beson në luftën e drejtë të UÇK-së.
“Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe përpjekjet për liri kanë qenë të drejta”, tha Kurti.
Por, Kurti nuk foli drejtpërdrejt për Thaçin, ai u mor më shumë më luftën e UÇK-së.
Albin Kurti kishte kritikur formimin e Gjykatës Speciale. Ai ka qenë rival politik i Hashim Thaçit, por së fundi marrëdhëniet mes Thaçit e Kurtit kanë qenë më të acaurara