Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e cila ditë më parë u shkarkuan nga pozita e saj si nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka injoruar keq kryeministrin Avdullah Hoti sot në senacën që ajo po e drejtonte, shkruan Reporteri.net.
Përderisa në foltore po fliste deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj i cili e akuzoi Qeverinë se ka vendosur një standard të ri duke e shkelur për dy javë Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës me heqjen dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, kryeministri disa herë ngriti dorën për t’i replikuar.
Por Hoti u injorua nga kryetarja Osmani. Kjo nuk është hera e parë që Vjosa Osmani i hakmerret Avdullah Hotit dhe dreputetëve të tjerë të LDK-së duke mos ua dhënë fjalën.
Një gjë të tillë Osmani e bëri edhe në senacën e cila u mbajt më 4 qershor, një ditë pasi u votua Qeveria Hoti.