Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe kryetari i AAK-së në Viti Faruk Nura kanë nënshkruar zyrtarisht koalicionin për bashkëqeverisje në Komunën e Vitisë, shkruan Reporteri.net.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegraminsot, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka thënë se kanë dashur që të jetë një bashkëpunim më i gjerë dhe të mos jetë një qeverisje vetëm njëpartiake.