Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur për sot konferencë për media.
Në një njoftim nga AAK-ja, kanë bërë të ditur se Haradinaj do të flasë para gazetarëve sot në orën 17:00.
Temë e konferencës, sipas njoftimit, janë zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë pozicionimi i AAK-së në raport me to.
“Ju ftojmë në konferencën për media që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mban sot në ora 17:00. Temë e konferencës janë zhvillimet e fundit politike në vend dhe pozicionimi i AAK në raport me to. Konferenca mbahet në selinë qendrore të AAK-së në Prishtinë”, shkruhet në njoftim.