Sot është dita më e gjatë e vitit, kur dielli lind në orën 05.07 minuta dhe perëndon në 20.17, pra 15 orë, 9 minuta e 48 sekonda janë ditë.
Në vende të ndryshme, ndryshon edhe gjatësia e ditës. Kjo varet nga vendi ku jeton. Në Alaska ka thuajse 24 orë dritë dielli, ditën e solsticit. Solstici veror në Hemisferën e Veriut bie çdo vit, në varësi të vendndodhjes, nga data 20 në 22 qershor dhe është dita kur Dielli është në pikën më të lartë, para nga Hemisfera e Veriut.
Në Hemisferën e Jugut kjo ndodh në datat 20 deri 22 dhjetor, kur Hemisfera e Veriut përjeton solsticin dimëror dhe ditën më të shkurtër të vitit.
Edhe pse stina e verës është në muajin e parë, pas datës 21 qershor ditët, ende më të gjata sesa nata, fillojnë të shkurtohen edhe pse në mënyrë të pandjeshme.
Po cilat janë gjërat që nuk i keni ditur për 21 qershorin?
1. 21 qershori është dita më e gjatë e vitit dhe përkon pikërisht me të ashtuquajturin “Solstic i verës”. Dielli sot ka lindur më 5:07 dhe perëndon më 20:17 minuta (në varësi të vendit ku jetoni).
2. Në Hemisferën Veriore, solstisti pothuajse gjithmonë bie më 21 qershor. Solstici i verës mund të ndodhë në mes të 20 dhe 22 qershorit. Në 2020-ën, solstici ndodh mes 20 dhe 21 qershorit.
3. Nga këndvështrimi astronomik, kjo do të thotë se Dielli, në lëvizjen e tij, mbërrin në distancën maksimale veriore nga Ekuadori.
4. Fjala solstic vjen nga fjala latine “solstitium” që do të thotë dielli ka ndalur.
5. Emri i zakonshëm i këtij fenomeni përdoret në mesin e paganëve, “Litha”.
6. Në këtë ditë, me qindra paganë, por edhe të tjerë mblidhen në Stonehenge, për të parë lindjen e diellit në mëngjes.
7. I nxehti i madh nuk vjen nga fakti që Toka gjendet më afër Diellit. Mjafton të mendohet se te ne ndodh ekzaktësisht e kundërta, derisa planeti gjendet në një distancë maksimale nga ylli i vet.
8. Distanca Tokë-Diell nuk ka aspak të bëjë me stinët. Këto në të vërtetë ndikohen nga përkulja e aksit tokësor në 23.5 gradë.
9. Gjithashtu duhet sqaruar edhe se 21 qershori nuk përkon me ditën më të nxehtë të vitit.
10. Quhet termostacion fenomeni, për të cilin periudha më e nxehtë spostohet përreth fundit të korrikut, për faj të atmosferës tokësore.