Gjendet një trup i pajetë në jug të Mitrovicës
Një trup i pajetë është gjetur gjatë pasdites të së premtes në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini”, të Mitrovicës Jugore, shkruan Gazeta Metro.
Ashtu siç bëhet e ditur nga Policia, rreth orës 23:35 të një dite më parë, viktima është identifikuar nga familjarët të cilët edhe e kanë lajmëruar rastin në polici.
Kurse pas konsultimit me prokurorin, me kërkesë të familjarëve, iu është liruar trupi për ceremoni mortore.
“Rr. Hoxhë Hasan Tahsini, Mitrovicë Jugu 19.06.2020 – 19:50. Rreth orës 23:35 viktimën e kanë identifikuar familjarët dhe pas konsultimit me prokurorin, me kërkesë të familjarëve iu është liruar trupi për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim.