COVID-19 vazhdon të shtrihet gjerësisht në institucionet shqiptare. Mësohet se një punonjëse e afërt me kryeministrin Edi Rama është infektuar me koronavirus. I.Sh, është punonjësja e disatë e Kryeministrisë që preket nga COVID-19. Kjo e fundit është punonjëse e Zyrës së të Dhënave në Kryeministri.
Më herët mediat kanë raportuar për shtrirjen e koronavirusit në këtë institucion. Pak ditë më parë rezultuan të infektuar disa punonjës mes tyre dy gardistë. Njëri prej të prekurve qëndronte në hyrje të godinës së Kryeministrisë.
Po kështu, persona të infektuar kanë rezultuar edhe në Bashkinë e Tiranës, ministrinë e Financave, Postën Shqiptare, ministrinë e Bujqësisë, tek OSHEE dhe në Kadastrën e Durrësit.
Ndërkohë, numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri është rritur. Ministria e e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se janë orëve të fundit janë konfirmuar 71 raste të reja. Harta është zgjeruar në 11 qytete. Në spitalin infektiv ndodhen 78 pacientë, nga të cilët 10 janë në terapi intesive. Gjithashtu është shënuar një tjetër viktimë, një 62-vjeçar ka humbur jetën tek Spitali Infektiv. Sakaq, numri i të shëruarve ka shkuar në 1134./Dosja.al