Vdes një grua e burgosur në Burgun e Lipjanit, dyshohet se bëri vetëvrasje
Një grua e cila ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Lipjanit, ka vdekur sot rreth orës 17:00, shkruan Gazeta Metro.
Ndonëse ende nuk dihet shkaqet e vdekjes së kësaj të burgosure, dyshohet se viktima me inicialet D.R. ka bërë vetëvrasje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan. Ajo është vendosur në këtë qendër para një jave.
Vdekjen e viktimës për Metron e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili tutje ka thënë se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke e trajtuar rastin.
“Sot, më 20.06.2020, pak para orës 17, policia është njoftuar për një rast në Burgun e Lipjanit, ku një femër e cila ishte duke vuajtur dënimin ka humbur jetën. Policia ka shkuar në vend-ngjarje dhe është duke e trajtuar rastin”, ka përfunduar Krasniqi.