Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i lumtur që spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës po garojnë me listë të përbashkët zgjedhore.
Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook u ka bërë thirrje për të dalë në zgjedhje e nesërme shqiptarëve në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
“Të gjithë bashkëkombësve shqiptarë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u bëj thirrje që të dalin masivisht në zgjedhjet e nesërme dhe të votojnë për platformën e unifikuar politike të partive shqiptare. Duke qëndruar të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kombëtare, zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të dëgjohet kudo. Me vetëdije të lartë kombëtare dhe të bashkuar në përgjegjësi politike e forcojmë më shumë edhe kombin tone”, ka shkruar Thaçi.