Kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti është shprehur i bindur se Kosova do të fitojë ekonomikisht pas takimit të madh që pritet të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, me 27 qershor.
Sipas tij, zyrtarët e lartë amerikanë kanë premtuar financim të shumë projekteve që do ta ndryshojnë komplet vendin tonë, transmeton Indeksonline
“Presim të rifilloj procesi i dialogut. Fokusi do të jetë në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Bashkë me kabinetin qeveritar jemi duke zhvilluar idetë tona, projekte madhore infrastrukturore që e ndryshojnë komplet peisazhin ekonomik në Kosovë.
Janë projekte që për një periudhë afat-mesme do ta kthejnë Kosovën në qendër të aktiviteteve ekonomike”, është shprehur ai