Kryetari i Nisma Socialdemokrate në Drenas, Isa Xhemajlaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Degës.
Lajmin e ka bër të ditur vet Xhemajlaj nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Xhemajlaj në qeverinë Haradinaj mbante postin e zv/ministrit të Punëve të Brendshme.
Postimi i plotë i Xhemajlajt:
Drenas 19.06.2020
Të nderuar shokë, miq,anëtarë, aktivist , dhe struktura të Nisma Socialdemokrate, ju njoftoj se sot në mbledhjen e Kryesisë së Degës kam dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Degës së Nisma Socialdemokrate Dega në Drenas, kjo për arsye të rikithimit tim në punë në Ministrinë e Mbrojtjes.
Me këtë rast e falënderoj Kryesinë e NSD,
Kryesinë e Degës,
Strukturat e partisë ,
aktivistët dhe simpatizëtë për bashkëpunimin e sinqert që kemi pasur përgjatë këtyre viteve.
Faleminderit !