Kosova i lejon në territorin e saj zgjedhjet e Serbisë
Autoritetet kosovare kanë lejuar që brenda territorit të Kosovës të lejohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Sipas kësaj marrëveshje, palët janë dakorduar që të ndiqen praktikat e krijuara më parë dhe modalitetet e zbatuara në vitin 2017, njofton Klan Kosova.
“Sipas praktikës së vendosur, një kërkesë është pranuar nga Beogradi dhe është arritur marrëveshje me autoritetet e Kosovës”.
“Janë marrë të gjitha masat për të ofruar sigurinë e stafit dhe votuesve. Do të ndiqen të gjitha masat paraprake për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit në Kosovë”.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i OSBE-së në Kosovë, Jeff Bieley.
Më 21 qershor, Misioni i OSBE-së në Kosovë do të zhvillojë një koleksion të votave në lidhje me zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Ky operacion ndjek praktikën e krijuar më parë dhe modalitetet e zbatuara në vitin 2017.
Ky është një operacion i OSBE-së për mbledhjen e votave. Është zhvilluar sipas modaliteteve të dakorduara të përcaktuara më parë në vitin 2012 dhe të njëjtat specifika sikur në vitin 2017.
Sipas praktikës së vendosur, një kërkesë është pranuar nga Beogradi dhe është arritur marrëveshje me autoritetet e Kosovës. Janë marrë të gjitha masat për të ofruar sigurinë e stafit dhe votuesve. Do të ndiqen të gjitha masat paraprake për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit në Kosovë.
Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen të dielën (21 qershor, 2020).