Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se është nënshkruar Programi për për Zhvillim Rural dhe ai i Pagesave Direkte në vlerë prej 53 milionë eurove.
Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se kjo vlerë do të dyfishohet sapo të miratohet Buxheti në Kuvendin e Kosovës, i cili tashmë është votuar në Qeveri, shkruan Reporteri.net.
Tutje ai ka thënë se rimëkëmbja ekonomike është duke ndodhur.
Ky është postimi i tij i plotë:
53 milion euro për bujqësi! ????
Sot u nënshkrua Programi për Zhvillim Rural dhe ai i Pagesave Direkte në vlerë prej 53 milionë eurove. Kjo vlerë do të dyfishohet sapo të miratohet Buxheti në Kuvendin e Kosovës, të cilin tashmë e kemi votuar në Qeveri!
? #Rimekembja ekonomike po ndodhë! #QeveriaHoti